Shokoi botën, dy vjeçari që pinte dhjetëra cigare në ditë ‘nuk njihet më’ pas shtatë vitesh

Fëmija i vogël që shokoi botën disa vjet më parë kur ishte në moshën 2 vjeçare  fotografohej duke pirë dhjetëra cigare në ditë, tashmë ka ndryshuar.

Ai ka hequr dorë nga zakoni për të pirë cigare dhe është fotografuar në pamje të mirë, elegante dhe i lumtur.

Ardi Rizal, nga Sumatra në Indonezi, ishte vetëm dy vjeç kur shihej duke tymosur cigare, ndërkohë tashmë sipas mediave ai ushqehet shëndetshëm. Në një intervistë për CNN ai ka thënë se është i lumtur

 “Tani jam i lumtur. Ndjehem entuziast dhe i freskët nga trupi.”- tha ai.

Shokoi botën, dy vjeçari që pinte dhjetëra cigare në

Nëna e tij Diana thotë se pasi Ardi kishte lënë cigaren kishte luhatje temperamenti dhe kishte frikë se i biri do të vdiste prej varësisë së tij.

“Ai niste të lëndonte veten nëse nuk kishte cigare. Pinte prej disa muajsh pasi mbushi dy vjeç por me ndihmën e specialistëve ai ia doli”.