Aktorja e njohur gjen të vdekur prindërit në shtëpi, dyshohet se ndërruan jetë nga i ftohti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2021, 16:52

Prindërit e yllit të serialit “The Walking Dead”, Alicia Witt, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Massachusetts.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se aktorja prej disa ditësh nuk kishte kontaktuar me prindërit, ndërkohë që u ka kërkuar disa të afërmve që të shkojnë për vizitë.
Aktorja është tronditur nga ngjarja e rëndë, ndërkohë që policia ka thënë se kishte marrë njoftim se prindërit e Alicias kanë pasur problem me ngrohjen.
Ndërsa hetuesit i kanë thënë Boston 25 se besojnë që hipotermia e shkaktuar nga ekspozimi i gjatë ndaj të ftohtit mund të ketë luajtur rol në vdekjen e Robert Witt (87 vjeçar) dhe Diane Witt (75 vjeçare).
