"Babagjyshi është gay" Reklama në Norvegji që ka ndezur debate!

Reklamat e Krishtlindjeve janë kthyer në një traditë të përvitshme, duke u shfaqur shpesh si mini-filma me historinë e tyre festive. Por një reklamë norvegjeze, ku shfaqet Babagjyshi duke puthur një burrë që e pret në shtëpi në prag të Krishtlindjes, është bërë një hit surprizë.

Reklama titullohet "Kur Harry takon Santën" dhe reklama 4-minutëshe tregon burrin duke i shkruar një letë Babagjyshit me mesazhin "Gjithçka që dua për Krishtlindje je ti" dhe atij i plotësohet dëshira.

"Ne donim të festonim 50-vjetorin e heqjes së ligjit që ndalon marrëdhëniet mes të njëjtit seks," thotë Monica Solberg, drejtoreshë e marketingut të Posten. Reklama është parë mbi dy milionë herë në internet.

"Madhësia e përgjigjes na befasoi pak. Prisnim një reagim, por jo në atë masë."

Reklama nxiti reagime në Norvegji dhe në vendet fqinje nordike. Përveç lavdërimeve, ka pasur kritika, me pretendime se ajo seksualizoi Babagjyshin dhe tregonte Santën duke tradhtuar zonjën Claus.

Norvegjia është një nga vendet që ka legjislacionin më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të Komunitetit LGBT në Europë, e ndërsa reklama nuk i ka shpëtuar as kritikave.