Gruaja sqaron pse ushqen me gji burrin e saj: Kurrë nuk do ta kisha menduar
Një nënë e re ka shpjeguar në rrjetet sociale se pse ndërmorri hapin për të ushqyer me gji burrin e saj.
Jennifer postoi një video në TikTok për të shpjeguar se pse bashkëshorti i saj i zuri vendin foshnjes në procesin e gji-dhënies.
Në videon e shpërndarë javën e kaluar, e cila është parë më shumë se 11.8 milionë herë ajo tha: Këtë fundjavë fillova të kemi dhimbje në gjoksin tim të djathtë. Jam duke e ushqyer foshnjen me gji ndaj mendova se ishte një kanal qumështi i bllokuar, gjë që ndodh shpesh te nënat e reja. Por unë përfundova me temperaturë dhe mora antibiotikë.
Megjithatë, për fat të keqe, ilaçet nuk funksionuan, ashtu si një sërë përpjekjesh të tjera për të pastruar kanalin e bllokuar të qumështit. Por më pas, një hulumtim në internet i dha një sugjerim të padëshirueshëm.
Ajo shpjegoi: "E gjeta këtë artikull teksa po lexoja në Google dhe thoshte se partneri juaj duhet të thithë bllokimin. Unë kurrë nuk do ta kisha menduar ta lija burrin tim të ushqehej me gji. As ai nuk ka dashur ndonjëherë, duhet ta sqaroj.”
Fatmirësisht gjiri i saj u zhbllokua dhe sugjerimi që pa në internet funksionoi.


