Zbulohet kafsha e parë gjigante në Tokë, ka jetuar 250 milionë vjet më parë
Paleontologët kanë zbuluar kafkën mbresëlënëse të fosilizuar të një përbindëshi gjigant detar (peshk hardhucë) që ka jetuar në epokën e hershme të dinozaurëve, rreth 246 milionë vjet më parë.
Kafka e peshk hardhucës është dy metra e gjatë ( më e madhe se Tiranozaurit), gjatësia e trupit më shumë se 17 metra, ndërsa peshon 45 ton.
Bëhet fjalë për një specie të peshk hardhucës , kafsha e parë gjigante e njohur në Tokë.
Peshk hardhucat janë zvarranikë detarë që kanë jetuar 249 deri në 90 milionë vjet më parë.
Peshk hardhucat evoluuan me shpejtësi, duke arritur një madhësi kaq të madhe në vetëm 2.5 deri në tre milionë vjet.
Studiuesit nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, të udhëhequr nga Martin Sander, një profesor i paleontologjisë në Universitetin e Bonit, i cili botoi punimin shkencor në revistën Science, e quajtën specien e re Cymbospondylus youngorum.
Fosilet (e kafkës gjigante dhe një pjese të trupit) u gërmuan në vitin 2015, por shkencëtarët e shpallën studimin tani.
Siç tha Sander, "Me sa dimë, ishte krijesa e parë gjigante që jetoi në Tokë. Ne supozojmë se hardhucat e detit ishin në gjendje të evoluonin kaq shpejt sepse ishin krijesat e para më të mëdha në oqeanet e botës."
Fosili do të vendoset në Muzeun e Historisë Natyrore të Qarkut, në Los Anxhelos dhe një kopje e kafkës së shpejti do të ekspozohet në Muzeun Goldfuss të Universitetit të Bonit në Gjermani.
