Përmbyset anija me emigrantë, humbin jetën 11 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku 11 persona kanë mbetur të vdekur pas përmbytjes së anijes.

Sipas mediave greke, 90 persona të tjerë që ishin në anije kanë arritur që të dalin në breg.

Anija me emigrantë u fundos në veri-perëndim të ishullit të Kretës në Greqi.

Ditën e djeshme tre migrantë ishin mbytur kur një tjetër varkë u fundos në detin Egje pranë ishullit Folegandros dhe dhjetëra njerëz që ishin në bordin e varkës, ende nuk janë gjetur.

Aksidente të tilla ndodhin shpesh në ujërat greke, teksa emigrantët përpiqen të arrijnë në territorin e Greqisë ose Italisë, nga bregu i Egjeut.