Britania, rekord me mbi 122,000 infeksione me Covid, nis rekrutimi i personelit mjekësor me vizë 12-mujore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2021, 21:30
Një rekord i ri i rasteve me Covid-19 u vendos nga Britania, me 122,186 infeksione në një periudhë 24-orëshe, nga 119,789 të enjten.
Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, janë raportuar edhe 137 vdekje të reja nga Covid-19. Në total, 147 857 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.
Më herët gjatë ditës së sotme, u njoftua se qeveria britanike do të ofrojë viza pune 12-mujore për punonjësit e shëndetësisë nga vendet e tjera pasi pandemia e re e koronavirusit përkeqësoi mungesat shëndetësore.
Kjo masë do të jetë e përkohshme dhe pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.
Paga minimale vjetore për t'u kualifikuar për vizë do të jetë 20.480 paund (afërsisht 28.000 euro).

