Krishtlindje pa uri, OJQ-të shpërndajnë ushqime në lagjet e varfra të Rios

Në Brazil, pothuajse një e katërta e brazilianëve vuajnë pasigurinë ushqimore dhe uria po prek gjithnjë e më shumë familje, ndaj donacionet e OJQ-ve janë jetike me afrimin e sezonit të festave.

Organizata jofitimprurëse “Unica das Favelas” ka shpërndarë në partneritet me Frontin Kombëtar Antiracist rreth 300,000 pako ushqimore, në më shumë se 200 lagje të varfra të qytetit Brazilian.

Pakot ushqimore që vijnë si dhuratë për Krishtlindje përmbajnë: oriz, fasule të zeza, vaj, miell, makarona dhe sheqer. Vështirë se tingëllon si një festë, por pa këtë dhurim të pakove ushqimore prej 12 kilogramësh, Rita Maria De Souza nuk do të kishte për të ngrënë në Krishtlindje.

Krishtlindje pa uri, OJQ-të shpërndajnë ushqime në lagjet e

"Nuk është shumë, por do të jem në gjendje ta ndaj me familjen time," tha De Souza, 59 vjeç, nga Duque de Caxias, një lagje e varfër në veri të Rio de Janeiro.

E ve tre vjet më parë, ajo e priti Jeferson Ribeiro, një nga themeluesit e OJQ-së “Amac’, me krahë hapur dhe një psherëtimë lehtësimi kur i dorëzoi pakon e saj ushqimore për Krishtlindje.

"Unë shoh që fëmijët ndihen të përfaqësuar kur shohin një Santa Claus me ngjyrë," thotë Leonardo Pereira da Silva, pasi mbërriti me helikopter për të shpërndarë pako ushqimore për banorët.

“Amac” është një nga partnerët e përfshirë në nismën “Krishtlindjet pa uri”, e cila tashmë ka shpërndarë 1500 ton ushqime këtë fundvit, të mjaftueshme për të përgatitur tetë milionë vakte.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, midis 2018 dhe 2020, afër 50 milionë brazilianë "përballen me pasiguri ushqimore ose pësuan një ulje të konsiderueshme në sasi". Gjërat janë përkeqësuar muajt e fundit për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe inflacionit të përshpejtuar në vendin me 213 milionë banorë.

Krishtlindje pa uri, OJQ-të shpërndajnë ushqime në lagjet e