Video/ Nuk po merrte frymë, shikoni se si agjentja kthen në jetë djalin dy muajsh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2021, 22:31
Një agjente e Administratës së Sigurisë së Transportit të Newark, falë ndërhyrjes së saj të shpejtë, ka arritur që të shpëtojë jetën e një foshnje 2 muajshe.
Sipas mediave të huaja, një nënë mori djalin e saj nga karroca, por pa se i vogli nuk po merrte frymë.
Nëna e alarmuar është përpjekur që t’i kthejë frymën djalit të saj por nuk ia ka arritur dot.
Ndërkohë agjentja Cecilia Morales, e cila ishte e pranishme në vendngjarje, ka kërcyer nga banaku dhe ka shkuar dhe ka marrë djalin dhe i ka dhënë ndihmën e parë, duke kryer veprimin ‘Heimlich’.
Si pasojë e këtij veprimi, ajo ka arritur që t’i kthejë foshnjës jetën.
“E dija nëse nuk arrija atje, nuk do të ishte një rezultat i mirë. Unë bëra manovrën “Heimlich”
