Nëna përjeton tmerrin, djali 1 vjeç futet në ashensor dhe zbret 17 kate poshtë(Video)

Nëna e dy fëmijëve në Brazil, ka përjetuar momente ankthi, pasi djali i saj në moshën një vjeçare ka hyrë në ashensorin  e ndërtesës ku jetonte dhe ka zbritur 17 kate më poshtë.

Vogëlushi Gael Cavalcanti kaloi pak më shumë se një minutë në ashensor.

Gjithçka ndodhi teksa po luante me vëllanë e tij trevjeçar, Domin. Domi donte të merrte ashensorin për të atin, Pedro, i cili kishte ardhur në shtëpi për drekë. Duke dashur të ndihmojë babanë, ai vrapoi në holl për të hapur dyert.

Ai shtypi butonat dhe u largua, ndërsa vëllanë e la brenda ashensorit. Nëna e tij sapo ka marrë vesh se djali i saj ndodhet në ashensor është tmerruar duke qenë se frikësohej se mos ia kishin rrëmbyer të birin, por për fat të mirë e gjitha ka përfunduar pa asnjë incident.