Video/ Dy adoleshente rrahin me grushta një vajzë në autobus

Disa pamje tronditëse ku dy adoleshente rrahin një vajzë në autobus janë publikuar në mediat e huaja.

Siç shihet në një video dy adoleshente sulmojnë një vajzë tjetër në një autobus në Ëest Yorkshire.

Në pamjet tronditëse, viktima dëgjohet duke folur me mamanë e saj në telefon, ndërsa i tregon për sulmin.

Ajo duket se është vetëm në udhëtimin me autobus, sakaq  ndërsa vajzat e tjera e godasin me grusht në kokë.

 

Vajza e dhunuar dëgjohet teksa i thotë nënës: A  mund të vish të më ndihmosh, mami.

Menjëherë pas publikimit të pamjeve, policia e Ëest Yorkshire ka arrestuar vajzat, të moshës 15 dhe 16 vjeç.

Shikoni videon