"S’kemi pse të prodhojmë infermierë për të çuar në Gjermani” Rektori i Universitetit të Kamzës kërkon kuota fikse
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla priti rektorët e universiteteve për të diskutuar mbi ecurinë e marrëveshjeve të bashkëpunimit me Universitetet.
Rektori i ri i Universitetit bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku shprehu shqetësimin dhe nevojën për një rishikim të programit të Arsimit të lartë, notës mesatare të pranimit për shkak se po rrezikohen të mbyllen disa degë.
Fatbardh Sallaku: “Nuk më vjen mirë si rektor këtë vit akademik nuk kam aktivizuar dy programe për shkak të rënies së numrit të studentëve. Me keqardhje kam mbyllur një nga degët më të preferuara siç është peshkimi, sektor që kontribuon 30 % në sektorin e bujqësisë.”
Jo vetëm kaq. Rektori kërkoi dhe rishpërndarje të drejtë të kuotave të studentëve në degët e studimit por dhe rishikim të mesatares tek Masteri.
Fatbardh Sallaku: “Bacelori në zooteknikë me ato njohuri që merr, nuk dua ta bastardoj fare por është bari me shkollë të lartë. Bacelori në agronomi është fermer me shkollë të lartë. Përderisa ne kemi të drejtë ti çojmë në master mesatarja duhet të rishikohet.
Qeveria duhet të rishikojë kuotat që jep degëve të tjera. Profesor Gjatës nuk i vjen mirë por nuk kemi pse të prodhojmë infermierë për të çuar në gjermani, doktorë apo ekonomistë me sasi. Nëse bëhet kontrolli i këtyre kuotave atëherë studentët mund tu drejtohen edhe këtyre degëve.
Të vendosen kuota fikse. Jam i vetëdijshëm që nuk duhen më shumë se 20 studentë për të ruajtur këto degë që janë strategjike dhe degë që kanë 70 vite që ekzistojnë.
Nëse nuk aktivizohen për 2 -3 vite këto degë mund të humbasin dhe është gjynah psai kanë pas traditën, stafin dhe fyshën e aktivitetit. “
Ata i kërkuan kryetares së Kuvendit ti mbështesë për të lobuar tek qeveria për të rishikuar këto problematika.