Berisha “tremb” Bashën, vihen kamera në pjesën e jashtme të godinës

Vajtje-ardhjet surprizë dhe të herëpashershme të Sali Berishës me mbështetësit e tij në selinë e PD ka aktivizuar Lulzim Bashën për të përforcuar sigurinë e tij dhe të godinës.

Përveç mbrojtjes fizike, Lulzim Basha ka urdhëruar që në pjesën e jashtme të godinës të vendosen kamera për të monitoruar hyrjet në selinë që ende drejtohet nga ai.

Vendimi është marrë vetëm një ditë pasi mbështetësit e Sali Berishës shkelmuan derën e një nga zyrave të selisë blu, pasi ishte e kyçur me çëlës nga punonjësit e Partisë Demokratike.

Pas kuvendeve dhe referendumit, godina është kthyer në një vend për të luftuar politikisht për zyrën e kryetarit.

Vizitat e Sali Berishës me mbështetësit e tij kanë detyruar Lulzim Bashën që të të qëndrojë në punë me kohë të plotë, madje duke mbledhur herë pas herë organet drejtuese të mandatuar nga ai.