PD ‘blindohet’ me kamera, Komisioni i Rithemelimit: S’ka kamera as brava që mund të ndalë vullnetin e demokratëve

Komisioni i Rithemelimit në PD, ka reaguar pas vendosjes së kamerave në selinë blu një ditë pasi ish-kreu demokrat dhe mbështetësit e tij u futën me forcë në godinë.

Në një deklaratë për mediat thuhet se shndërrimi i shtëpisë së lirisë në një bunker të sigurisë së lartë është dëshmi e vetmisë dhe paranojës që ka kapluar Lulzim Bashën, që sipas Komisionit të Rithemelimit ka humbur arsyen për të kuptuar se lider dhe kryetar nuk të bën as vula, as brava dhe as kamerat e sigurisë.

Regaimi i plotë:

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike Deputeti Basha, pas karriges, dita-dites po humbet dhe arsyen. Frika nga përballja me vullnetin e 44 mije demokrateve që votuan për shkarkimin e tij në datë 18 Dhjetor e shtyn çdo ditë në absurditet të reja.

Shndërrimi i shtëpisë së lirisë në një bunker të sigurisë së lartë është dëshmi e vetmisë dhe paranojës që ka kapluar karrigethyerin që ka humbur arsyen për të kuptuar se lider dhe kryetar nuk te ben as vula, as brava dhe as kamerat e sigurise, por vullneti i 44 mije demokrateve qe te dhane pergjigjen me te merituar ne date 18 dhjetor.

Partia Demokratike do t’u rikthehet shume shpejt demokrateve, pronareve te saj te vertete dhe eshte ne te interes te ish-qeraxhiut ta kuptoje se nuk ka kamera, brave apo gaz lotsjelles qe mund t’a ndale vullnetin e tyre!