SHBA shpallin non grata dy zyrtarë të lartë publikë maltezë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur sot “non grata” dy zyrtarë të lartë publikë maltezë.

Lajmi ëhstë bërë publik nga  zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

“Departamenti amerikan i Shtetit i përcaktoi publikisht ish-zyrtarët publikë maltezë, Konrad Mizzi dhe Keith Schembri si të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për veprime korruptive që minojnë shtetin e së drejtës në Maltë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten. Të Bashkuar Kundër Korrupsionit me Maltën”, - theksoi ai.