“Viva Helicopters”, e specializuar në operacionet me risk te lartë
Reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendit ditë më parë kanë sjellë nevojën për ndërhyrje në Hidrocentralin e Komanit.
Të specializuar dhe certifikuar nga EASA për operacione me risk të lartë personeli i “Viva Helicopters” po operon në Koman për sigurimin e masivit shkëmbor, rrëshqitja e të cilit mund të shkaktojë dëme të mëdha.
Materialet e rënda për vendosjen e barrierave mbrojtëse në Hidrocentral janë transportuar me mjetet e Viva Helicopters.
Kjo nuk është hera e parë që Viva Helicopters në bashkëpunim me autoritetet kontribuon në rritjen e sigurisë në Hidrocentralin më të madh në vend.
Po ashtu Viva Helicopters ka dhënë kontribut të çmuar në ndihmë të shtetit shqiptar duke marrë pjesë në operacionet për shuarjen e zjarreve në terrene të vështira pyjore dhe malore.
