Skandali i rrogave, Berisha: Kreu i Meduzës nxori në pazar pagat e punonjësve, goditja më e rëndë për qëllimet elektorale
Pas skandalit të publikimit të të dhënave të 637 mijë shqiptarëve për pagat mujore në administratën publike por edhe private reagimet kanë qenë të shumta.
Sali Berisha e cilëson këtë si "superskandalin e fundit të narkoshtetit."
Berisha ka dënuar këtë akt, i cili sipas tij është edhe goditja më e rëndë për qëllimet elektorale.
Postimi i plotë:
Superskandal i fundit i Narkoshtetit!
Kreu i meduzes dhe banda e tij ne narkoqeveri ne nje superskandal qe mund te ndodhe vetem ne nje narkoshtet nxori ne pazar edhe pagat e te gjithe punonjesve, zyrtareve te narkoshtetit te tij.
Ky akt i shemtuar eshte dhe superskandali me i madh dhe goditja me e rende per qellimet elektorale por dhe te tjera te zeza te nje te dhene personale kryesore siç eshte paga per te gjithe punonjesit e Shqiperise. Narkoshteti eshte shteti i bandave dhe droges!
Denoj me ashpersine me te madhe kete akt te pashembullt qe deshmon dhe njehere fytyren e zeze te Narkoshtetit dhe kreut te tij te meduzes Edvin Rama! sb
