Skandali me pagat, Manjani: Për Zotin i gëzofshin rrogat! Morali hipokrit në emër të varfërisë nuk pranohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2021, 14:06
Pas skandalit të patronazhistëve një tjetër database me të dhënat personale ka rrjedhur nga institucionet shtetërore.
Bëhet fjale për pagat mujore të qytetarëve privatë në administratën publike por edhe private për 637 mijë punonjës.
Ylli Manjani e konsideron antikushtetuese dhe antiligjore.
"Për zotin i gëzofshin rrogat!
Nuk kam asnjë problem me idenë të njerëzit paguhen. Problemi është kur nuk paguhen për punën që bëjnë, jo kur paguhen.
Poooor, morali hipokrit në emër të varfërisë, korrupsionit dhe të ardhurave të tjetrit nuk PRANOHET!
Kaq vlerë ka ai database i pagave.
Përndryshe nxjerrja e tyre për konsum popullor, është ANTIKUSHTETUESE dhe ANTILIGJORE!"

