Zhvillonte lojëra fati në lokal, procedohet penalisht 51-vjeçari në Bulqizë
Në Bulqizë goditet një rast i zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, procedohet penalisht pronari i lokalit.
Policia ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. A., 51 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në ambientet e lokalit të tij, është gjetur dhe sekuestruar një tavolinë pokeri.
“Strukturat hetimore të DVP Dibër, në bashkëpunim dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë ushtruar kontroll në ambientet e një lokali në qytetin e Bulqizës. Si rezultat, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. A., 51 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në ambientet e lokalit të tij, është gjetur dhe sekuestruar një tavolinë pokeri, me të cilën dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.” – bën me dije policia.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.
