PD mbledh sërish Këshillin kombëtar në datë 23 Dhjetor 2021, ora 17:30
Partia Demokratike do të thërrasë sërish Këshillin Kombëtar në mbledhje më datë 23 Dhjetor 2021, ora 17:30 në ambientet e PD-së.
Rendi i ditës do të jetë ai i mbledhjes së datës 12 Dhjetor 2021, një ditë pas Kuvendit Kombëtar në “Air Albania” nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, në vijim të njoftimit të bërë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 12 Dhjetor 2021, pas vendimit të Kryesisë së Partisë, ju njoftojmë se mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet ditën e enjte, datë 23 Dhjetor 2021, ora 17:30 në sallën e mbledhjeve kati i 2, sipas rendit të ditës të njoftuar në mbledhjen pararendëse. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.” – thuhet në njoftim.
