Dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e gruas, arrestohet njerku në Tiranë

Një 57-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e bashkëshortes së tij në moshën 16-vjeçare.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. H, dhe po përballet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” dhe “Ngacmimi seksual”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 57 vjeç. Ky shtetas ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme, një 16-vjeçare (vajzën e bashkëshortes së tij). Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe denoncimit nga mamaja e 16-vjeçares u bë arrestimi i 57-vjeçarit, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” dhe “Ngacmimi seksual”.”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.