Në verë Open Balkan shkon në Beograd, do mbahet dhe një panair verërash

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriu do të mbajnë samitin e radhës për Open Balkan në fund të shkurtit.

Samiti do të mbahet në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë Vuçiç gjithashtu paralajmëroi dhe për një panair verërash në Beograd, i cili do të mbahet në verë.

“Në maj a në qershor do të mbahet samiti në Beograd dhe do të organizohet një panair verërash. Do të ftojmë jo vetëm partnerë nga rajoni ynë i Ballkanit Perëndimor por dhe nga Europa. Do të jetë panairi më i mirë në Europë”.