Berisha paralajmëron policinë: Hiqni dorë nga arrestimet e protestuesve
Një ditë pas protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër vizitës së presidentit serb në Tiranë, Berisha nga foltorja në selinë blu nuk i kurseu akuzat ndaj nismës “Open Balkan” duke i cilësuar Edi Ramën dhe Zoran Zaev si vasalë të Beogradit.
Lidhur me shoqërimin e protestuesve në polici, Berisha paralajmëroi se nuk do të tolerohet shoqërimi çnjerëzor i tyre në protestat që ai cilësoi si revolucionare.
Berisha: Jam sot këtu për të paralajëmruar narkopolicinë se revolucioni ynë paqësor nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimin çnjerëzor.
Policia njoftoi se ka shoqëruar në polici për djegien e katër flamujve serbë në bulevard 8 persona.
Dy prej tyre janë arrestuar ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 6 të mitur nga Durrësi e Tirana.
