“Kosova me flamurin e saj në Open Ballkan” Vuçiç: Unë e ftoj ne tryezë, por statusin vendos BE
Duket se presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk do ta pranojë ta trajtojë Kosovën si një vend të pavarur dhe me simbolet e saj.
Së paku këtë ka lënë të kuptohet sërish kur u pyet nëse Kosova do të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur dhe pjesë në tryezën e bisedimeve me emrin dhe flamurin e saj.
Vuçiç u përgjigj se nuk i takon atij ta ftojë Kosovën në këtë nismë, pasi ekziston akoma çështja e statusit politik, që i takon Brukselit për tu zgjidhur sipas tij.
Nëse Kosova do të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur, ju a do e lejoni atë që të bëhet pjesë në tryezën e bisedimeve me emrin dhe flamurin e saj?
Vuçiç: Nuk mendoj që është produktive për mua që t’i ftoj sepse në momentin që ftoj dikë nga Prishtina, do të thonë që meqë e bën ai ftesën, ne nuk do të vijmë, por nëse më pyesni, nëse do të kisha problem që ata të shfaqeshin apo nëse do të zgjidhnim statusin e çështjes politike, kjo është në juridiksionin e dialogut në Bruksel, por sa u takon çështjeve ekonomike dhe lirive të lëvizjes së mallrave, të kapitalit, të njerëzve, jemi gati të punojmë së bashku në kuadër të Ballkanit të Hapur e nuk kemi asnjë problem për këtë. Po ia bëj këtë ftesë dhe Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës sepse mendoj që është e rëndësishme që dhe njerëzit e tyre të dëgjojnë këtë gjë. Për njerëzit që nuk e pranojnë këtë nismë do të përsëris atë që tha Edi, thjeshtë do të humbasin kohë ata që nuk do të bashkohen në kohë do të humbasin kohë. Nuk ka nevojë t’i lutemi askujt sepse në fakt, ka vetëm përfitime nga kjo nismë.
Kjo është thjesht një gjë që lidhet me disa intriga të vogla politike apo me teori konspirative. Dje këshilltarët e mi zyrtarë më thanë që do të kthehemi, kemi zgjedhje në tre muaj dhe më thonin për shembull që nuk duhet të shkoj në Shqipëri sepse pati probleme me flamurin. Megjithatë të tjerë njerëz e bënë këtë gjë dhe Rama erdhi në Beograd. Edhe nëse me krenari vendosëm krah për krah flamujt e Maqedonisë së veriut, malit të Zi e kështu me radhë, si është e mundur që ne të mos tolerojmë, pra nëse çështja është se kush djeg më shumë flamuj, jemi kundër kësaj tërësisht. Jemi këtu për të ndërtuar ura, jemi këtu për të ndërtuar të ardhmen e për të krijuar bashkëpunim e ju garantoj që edhe njerëzit në Shqipëri do të jenë të lumtur me këtë bashkëpunim, ashtu si dhe njerëzit në Serbi do të jenë të lumtur me këtë bashkëpunim. Po kështu dhe njerëzit në Maqedoninë e Veriut do të jenë të lumtur e të kënaqur sepse do të jetojnë më mirë.

