"Vuçiç me dy fytyra" Ish-ministrja e Kosovës: Presidenti serb mohon krimet e luftës
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla ka reaguar pas takimit trepalësh Vuçiç-Rama-Zaev në Tiranë në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur’.
Ish-ministrja Stublla ka deklaruar se Vuçiç po përmend tre shtetet që kundërshtojnë ‘Open Balkan’, pasi nisma e tij është për të ardhmen e fëmijëve tanë, por në fakt ai mohon krimet e luftës në Kosovë.
Meliza Haradinaj – Stublla: Vuçiç renditi publikisht tre vendet e Ballkanit Perëndimor që refuzojnë ‘Open Balkan’, e cila ka të bëjë me një të ardhme të përbashkët për fëmijët tanë. Ndërkohë ai mohon masakrën e Reçakut të kryer gjatë Luftës së Kosovës, të cilën e ka parë gjatë kohës që shërbente në ekipin e Milosheviçit.
Në 15 janar 1999, forcat policore, paramilitare dhe ushtarake serbe masakruan 45 shqiptarë në fshatin Reçak në Kosovë, për të cilën Serbia thotë se nuk ka ndodhur.
Nismën ‘Open Balkan’ të iniciuar nga Serbia e kanë përqafuar Shqipëria e Maqedonia e Veriutndërsa e kundërshtojnë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.

