Aksidentohet në punë 34-vjeçari grek në Vlorë

Një shtetas grek në moshën 34 vjeç, është dëmtuar si pasojë e një aksidenti në punë.

Policia bën me dije 34-vjeçari, me iniciale V.V është paraqitur në spitalin e Vlorës pasi është dëmtuar në dorë në një anije tregtare gazi ku punon si teknik.

“Më datë 21.12.2021, rreth orës 14:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasi grek V. V., 34 vjeç, banues në Athinë, i cili është dëmtuar në dorë, në një anije tregtare gazi ku punon si teknik.”- njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.