"Oliver të përshëndesim nga Tirana", Vuçiç kërkon 'ndjesë'. Rama: E mbështet BE Ballkanin e Hapur apo jo?

Ndërsa Aleksandër Vuçiç po përfundonte fjalën e tij në ekran online u shfaq komisioneri europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Vuçiç kërkoi ndjesë për zgjatjen e fjalim ndërsa e përshëndeti live komisionerin.

Vuçiç: Më falni nëse mora shumë kohë, e shoh që komisioneri është tashmë online dhe ndoshta dëshiron që të thotë diçka, Oliver të përshëndesim nga Tirana.

Pas tij ndërhyri dhe Rama, i cili i kërkoi ndjesë që nuk e prezantoi.

Rama: Oliver të kërkoj ndjesë që nuk të prezantova por kur po flisja ekrani i BE ishte ngrirë, tani jeni shkrirë. Kështu që jam shumë mirënjohës që po merrni pjesë në këtë takim dhe menjëherë pasi Zorani të bëjë komentet e tij do të lutesha që të ndërhyni.

Shefi i qeverisë shqiptare pati një kërkesë të qartë për të.

Rama: Ju nuk ndiqeni vetëm nga ne por nga shumë njerëz përmes ekraneve të televizioneve. Ata duan të dinë a e mbështet BE  Ballkanin e Hapur dhe nëse do ta thonit ky do të ishte lajmi i ditës.