Durrës/ Policia ndjek makinën me drogë, kap dy burra me 8.5 kg kanabis të fshehur në arka bananesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2021, 10:01
Dy burra janë arrestuar, pasi në bagazhin e makinës në të cilën udhëtonin, policia ka gjetur 8.5 kilogramë kanabis , të vendosur në arka bananesh.
Arrestimi i dy personave është bërë në aksin rrugor Tiranë- Durrës, pas një ndjekje nga ana e patrullave të policisë, pasi drejtuesi i mjetit "Benz" që kishte lëndën narkotike, me të parë policinë, ka shtuar shpejtësinë e makinës, duke rrezikuar jetën e efektivëve që ishin në pikën e kontrollit.
Të arrestuarit janë një 30 vjeçar M.N banues në Vaqarr, drejtuesi i mjetit dhe një 36-vjeçar G.R, banues në Burrel, pasagjer mjeti.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

