Nga komshiu deri te Aurela Gaçe/ Cili është personazhi i vitit 2021? Shqiptarët habisin me përgjigjet

Bashkë me atmosferën festive, ditët e fundvitit në mos të gjithë shumica prej nesh reflekton me veten, duke "llogaritur" të mirat dhe të këqijat e vitit që po lëmë pas.

Por, çfarë mendojnë shqiptarët, kush duhet të shpallet personazh i vitit për 2021-in?

Kjo ishte tema e rubrikës "Vox Pop" me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora.

Përgjigjet ishin të larmishme, duke filluar nga politikanët, te artistët si Aurela Gaçe, e deri te njerëzit e thjeshtë.

Nëpërmjet mesazhit në telefon një qytetar u shpreh:

"Njeri i viti duhet të shpallet komshiu im edhe pse nuk është personazh publik ai na ndihmon të gjithëve, mbledh plehrat e pallatit, sepse është pa punë dhe na përshëndet sa herë na shikon, dhe shikon fëmijët teksa luajnë."

Ndërsa  qytetarë të tjerë me ironi shpallën personazh të vitit politikanët, duke nënkuptuar në këtë mënyrë zhgënjimin e tyre nga politik-bërja.

"Të shpallet Rama. Është kokrra mashtruesit, na ka lënë pa punë, me 200 mijë lekë rrogë. Nuk dua ta shoh me sy. Sa të kemi Ramën aq më keq do të jetë. Bëj grevë gjithë ditën, vetëm ta heq nga posti që ka", u shpreh një qytetare.

Poll