Trafik dhe pazar, fundjava dhe festat sjellin fluks në Kurbin
E kjo dielë ka sjellë trafik të renduar në rrugët nacionale Lezhë-Milot dhe Milot-Laç. Shkak i kësaj situate është bërë dyndja e njerëzve nga zonat verilindore drejt tregut të Milotit. Kaosi ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit, duke sjellë radhë kilometrike automjetesh.
Kjo është situata e krijuar paraditen e kësaj të dielën në tregun e Milotit në Kurbin.
Dyndja e shitësve dhe blerëse nga të gjitha zonat veriore, solli kaos ne lëvizje.
Që prej orëve të para të mëngjesit u krijua trafik i rënduar në rrugën nacionale që lidh Milotin me Laçit, Milotin me Lezhën dhe Rrugën e Kombit.
Kjo situatë krijoi radhë kilometrike automjetesh e në disa raste pati dhe bllokim total të qarkullimit rrugor.
Problematika ishte prezente gjatë gjitha paradites të së dielës.
Për normalizimin e lëvizjes u angazhuan policia rrugore. Ata u vendosën në pikat më problematike, duke orientuar drejtuesit e mjeteve e ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes.
Tregu shekullor i Milotit frekuentohet çdo të dielë nga shitës e blerës nga të gjitha zonat e veriut.

