Basha në Kuvend: Ky është shtet i të korruptuarve i dorëzuar para mafias. Të shpëtojmë shtetarët e dorëzuar para tij

Në kuvendin e thirrur në Pallatin e Kongreseve Lulzim Basha ngriti zërin duke e akuzuar se shtetin e ka kapur mafia dhe PD ka një mission për të shpëtuar shtetarët e dorëzuar para mafias.

“Në Shqipëri ka 8 vite që nuk bëhen ligje për të zhvilluar ligje por për të kapur shtetin.  Ka më shumë VKM për 6 oligarkë sesa për shoqërinë shqiptare. Ky nuk është shtet i kapur. Ky është shtet i të korruptuarve i dorëzuar para mafias e duhet të shpëtojmë shtetarët e dorëzuar para tij.”

Basha premtoi se do të shpëtojë Shqipërinë nga kapja e shtetit.

“Kryeministri i ardhësh i këtij vendi nuk do të jetë pronar dhe licensues I ideve tuaja por garantues. Askush nuk do pengohet të zhvillohet në këtë vend. Askush nuk do ju ndalë të bëni ëndrrat tuaja vetëm se nuk dini numrin e celularit të kryeministrit tuaj. Askush nuk do ju pengojë të zhvilloni ekonominë tuaj, investimin tuaj pa e njohur Lulzim Bashën.
Unë do jem aty për të garantuar se askush nuk do të prekë ëndrrën tuaj. Ne do ta shpëtojmë Shqipërinë nga kapja e shtetit.”