"Bashës i mungoi guximi për votëbesim", Cara: Sot flasin pronarët e vërtetë të PD, anëtarët
Igli Carën nuk e gëzon debati dhe përçarja e partisë së tij.
Por ai është i bindur që gjithçka do të zgjidhet me votimin e sotëm të anëtarësisë në referendum.
Për Ora News ai thotë se ky debat mund të ishte me zgjidhur më parë nëse Basha do të kishte guximin të kalonte në votëbesim.
"Është një situatë jonormale, rast unik që do mbahet mend gjatë. Në 30 vite demokraci nuk ka ndodhur kurrë që anëtarësia të bëjë vetë një referendum për të vendosur. Nuk është se ndihem mirë për faktin që sot PD ka një debat të brendshëm por është një debat i cili në fund do të zgjidhet me një proces votimi. Në demokraci shumica vendos dhe vota i zgjidh problemin. Ky debat i këtyre muajve mund të ishte zgjidhur më parë me një iniciativë të vetë kryetarit Basha nëse do kalonte që në fillim në votëbesim, guxim i cili i mungoi, nuk kaloi kurrë në votëbesim. Atëherë anëtarësia vendosi vetë të shkojë në referendum mbarëkombëtar".
Përkundër kësaj, Cara është i bindur se në fund të këtij procesi pronarët që janë anëtarësia, do të vendosin vetë për fatin e tyre.
"Sot flasin pronarët e vërtetë të PD, që janë anëtarët".

