U operua për heqjen e tumorit, Adriana Matoshi kthehet në Kuvend, pritet me duartrokitje nga kolegët
Depuetja dhe aktorja Adriana Matoshi pas ndërhyrjes kirurgjikale është rikthyer sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat e Kosovës, deputetja është pritur me duartrokitje nga kolegët, ndërsa Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar mirëseardhje Matoshit dhe i ka uruar shëndet.
“Kësaj seance sapo i dha jetë më shumë deputetja që sapo arriti, Adriana Matoshi. Ajo ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë dhe ia ka dalë jo vetëm se vet është e fuqishme por edhe se çdo minutë kemi qenë më ty. Të dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, -ka thënë Konjufca.
Matoshi iu nënshtrua një ndëryrje kirurgjikale në kokë rreth trejavë më parë. Operacionin për heqjen e tomorit në kokë e bëri në një spital në Tiranë, ku dhe ia arriti që të dilte me sukses.
Tumori aktores iu shfaq pas nëntë vitesh, dhe lajmin e bëri me dije vetë Matoshi.
