Raiffeisen Invest pranë nxënësve, banka dhuroi pajisje kompjuterike atyre që nuk shikojnë
Raiffeisen Invest në këtë prag festash gjendet pranë fëmijëve të Institutit të nxënësve që nuk shikojnë duke dhuruar një sërë pajisjesh kompjuterike.
Në studion e institutit të nxënësve që nuk shikojnë falë mbështetjes së dhënë janë instaluar pajisje të regjistrimit të librave në audio, duke menduar deri në detaje sesi këto sisteme do të përdoren nga vetë punonjësit që nuk shikojnë.
Në prag të fetave Raiffeisen Invest i gjendet pranë fëmijëve të Institutit të nxënësve që nuk shikojnë duke dhuruar për ta një sërë pajisjesh kompjuterike.
Nëpërmjet teknologjisë assistive, është dhënë mundësia e ofrimit të një mjedisi të pavarur studimi për këtë komunitet nxënësish.
“Dy vitet e fundit, përpos se ka sjellë një sërë pajisjesh, na ka dhënë një ndihmë për një studio për të regjistruar audio për të përberë atë që kemi për edukimin special.”
Në studion e institutit të nxënësve që nuk shikojnë falë mbështetjes së dhënë janë instaluar pajisje të regjistrimit të librave në audio, duke menduar deri në detaje sesi këto sisteme do të përdoren nga vetë punonjësit që nuk shikojnë.
“Në të ardhmen do të ndërtohet një bazë e madhe librash që do tu shërbejë mbi 12 mijë personave që nuk shohin në vend.”
Finalizimi i këtij projekti ka në fokus gjithëpërfshirjen në arsim.
“Falë politikave tona për mundësi të barabarta donacioni ynë shpreson që të shërbejë sa më shumë për ata që nuk shohin.”
Mbështetësit nuk harrohen, ndaj Instituti i nxënësve që nuk shikojnë ka një ftesë të hapur.
“Ftoj të gjithë punonjësit e Raiffeisen-it që të dhurojnë zëri ne tyre.”