Serbia i ndalon hyrjen ministres së Jashtme të Kosovës

Serbia i ndalon hyrjen ministres së Jashtme të Kosovës

Serbia i ka ndaluar hyrjen ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ajo pati në plan që sot të zhvillojë një vizitë në Luginën e Preshevës, e cila iu anulua.

“Ne kemi kërkuar leje. Vizita ka dështuar për shkak të lojërave të pandershme të Beogradit. Vizitën do të përpiqemi megjithatë ta realizojmë në një datë tjetër” i thane burime nga MPJ, citon Klankosova

Edhe Kosova sot i ka ndaluar vizitën drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe. Sipas medies serbe Tanjug, ai nuk është lejuar të hyjë në Jarinje.