Vëzhgimi i Ora News: Sharra e vërtetë, një vend plot plehra e ku jetesa është e pamundur
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2021, 14:38
Edhe pse banorët kanë protestuar se zgjerimi i landfillit ju ka marrë tokat, puset dhe rrezikohen shtëpitë nga ana e landfillit s’ka asnjë reagim.
Madje landfilli sa vjen dhe zgjerohet.
Fadromat ne landfill çdo dite marrin dhe hedhin inertet ndërsa këtu para një viti nuk ishte kështu.
Pemet e tokat e banoreve qe dikur ishin si e vetmja mundësi jetese për to, tashmë janë të rrethuara nga kompania.
Pavarësisht videos që ka publikuar kompania, Sharra vijon që të jetë mes plehrave ku plehrat shihen me sy të lirë.
Zona vijon të mbetet e ndotur, me aromën e rëndë që e bën të pamundur qendrimin në zonë.
Ndoshta nuk e besoni por shikoni Sharrën e vërtetë.
