Greqi/ 46 vjeçari shqiptar sulmon me gurë dhe shkopinj vjehrrin, arrestohet

Një 46 vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi dyshohet se ka kërcënuar dhe ka tentuar të rrahë me shkopinj, vjehrrin e tij.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat greke, shqiptari identiteti i të cilit nuk është bërë publik ka qëlluar me gurë në drejtim të vjehrrit, duke e lënë të plagosur.

Kanë qenë fqinjit që kanë bërë denoncimin në polici për 46-vjeçarin, pasi kanë parë momentin që shqiptari ka goditur vjehrrin e tij. Gjithashtu bëhet e ditur se vjehrrin e ka kërcënuar me thikë.

Mësohet se i arrestuari është me precedent të mëparshëm, ndërkohë që ka mohuar akuzat që janë ngritur në drejtim të tij.

Autori ka qenë në spital psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga spitali ai është arratisur së paku dy herë.