Peshkaqeni bie në rrjetën e peshkatarëve në Durrës

Një peshkaqen ka rënë në rrjetat e një anijeje peshkimi në Durrës.

Peshkatarët thonë se peshkaqeni ishte i gjatë 3.7 metra dhe peshnte 350 kg

Ai u kap në gjirin e Durrësit nga peshkatarët e anijes së peshkimit “Desli”. 

Nga video duket që peshkaqeni është i gjallë, madje një nga peshkatarët frikësohet kur peshkaqeni lëviz bishtin.

Peshkaqeni ka rënë në rrjetat e peshkatarëve më 14 dhjetor. Zakonisht kjo specie jeton në thellësi por moti i keq duket se e ka çorientuar lëvizjen e tij.