Vijon aksioni i IKMT për prishjen e objekteve pa leje në Vlorë, të pranishme edhe forcat e FNSH

Në vijim të aksionit "Bregdeti Ynë" IKMT ka mbërritur sot në Vlorë në zonën e plazhit të Vjetër te Pylli i Sodës,.

Aktualisht nga IKMT deri tani janë prishur rreth 30 objekte  nga 40 në total që janë parashikuar të prishen në Pyllit të Sodës.

Gjatë ditës së sotme janë parashikuar 2 objekte për tu shembur, ndërkohë që aksioni i IKMT është mbështetur nga forcat e FNSH për të shmangur problemet.

Mësohet se nuk ka pasur kundërshtime nga administratorët e njësive të shërbimit  përgjatë zonës të cilët janë objekt i aksionit të IKMT.