Pasi u rrahën mes tyre, kushërinjtë në Fier përfundojnë në qeli, dy të tjerë arrestohen për aksidente
Policia e Fierit ka arrestuar katër persona për vepra të ndryshme penale.
Në Zharrëz të Patosit u arrestuan në flagrancë për veprën penale "Dhuna në familje" shtetasit B. K., 26 vjeç dhe E. K., 53 vjeç, kushërinj mes tyre, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht dhe kanë pësuar dëmtime të lehta.
Ndërkohë nga policia rrugore u arrestua A. K., 37 vjeç, banues në Divjakë, pasi në fshatin Xeng, duke drejtuar mjetin bujqësor tip traktor, ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja, një motomjet me drejtues shtetasin K. Gj, 58 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia arrestoi gjithashtu shtetasin E. E., 35 vjeç, banues në Fier pasi në aksin rrugor Patos-Fier, duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin A. J., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

