Bashkia i mori pronën/ Zhduken paratë e dëmshpërblimit, qytetari nga Durrësi: Kam 8 vite që i kërkoj

Bashkia e Durrësit nuk i ka dhënë paratë e dëmshpërblimit njërës prej familjeve shtëpitë e të cilëve u shemben nga rikonstruksioni i Urës së Dajlanit. Prej 8 vitesh pronari kërkon paratë që i takojnë e për këtë ka edhe një vendim gjykate të formës së prerë.

Në vitin 2016 me një vendim të Këshillit të Bashkisë së Durrësit u vendos që prona e familjes Kapiti të shpronësohej, pasi aty kalonte Uran e Dajlanit e cila iu nënshtrua ristrukturimit.

Sipas vendimit të datës 24 nëntor te atij viti ,shtëpia dhe trualli kushtonin 12 milionë e 528 mijë e 600 lekë.
Por edhe pse kanë kaluar 5 vite, pronari Naim Kapiti thotë nuk ka marrë asnjë lek nga Bashkia e Durrësit.

"Shteti bëri një investim publik këtu për një mbikalim që vetëm mbikalim nuk është s'e nuk kalon njeri mbi të. Erdhi dhe më tha që do më kompensojë. Shteti kishte të drejtë të më sillte lekët, të më shpronësonte dhe ta merrte," tha ai.

Ai pretendon se ka edhe një vendim të formës së prerë të Gjykatës Administrative në vitin 2019 që e detyron bashkinë të paguajë dëmin e shkaktuar.

"Unë sorollatem nëpër dyert e zyrave të bashkisë së Durrësit. Kryetari i bashkisë Vangjus Dako erdhi bashkë me kryeministrin, se kam fituar dhe gjyqin në të drejtën time dhe ka 8 vjet shteti nuk më ka dhënë asgjë," shprehet zoti Kapiti.

Të gjendur në kushtet e neglizhencës nga bashkia e drejtuar sot nga Emirjana Sako, ata kërkojnë pagesën ose një tjetër truall ku mund të ndërtojnë shtëpinë e tyre.

"Unë kërkoj ose pronën ose paratë," tha ai.

Veç kësaj familjeje, janë dhe dy të tjera që me vendim të këshillit bashkiak të Durrësit u shpronësuan me vlerën totale 28.896.934 lekë.

Bashkia i mori pronën/ Zhduken paratë e dëmshpërblimit,

Bashkia i mori pronën/ Zhduken paratë e dëmshpërblimit,