Miratohen dy marrëveshjet për të dënuarit me Britaninë e Madhe, opozita dakord me mazhorancën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2021, 12:48
Janë miratuar në Kuvend dy marrëveshjet me Britaninë e Madhe për sa i përket ekstradimit të emigrantëve të paligjshëm dhe të dënuarve.
Pro 84, kundër asnjë, abstenim 2 deputetë.
Marrëveshja për pranimin e emigrantëve të paligjshëm është miratuar me 82 vota pro, kundër asnjë dhe 2 deputetë abstenim.
Ndërkohë marrëveshja për ekstradimin e personave të dënuar në Britaninë e Madhe është miratuar me 95 vota, kundër asnjë, abstenim asnjë.
