Tiranë, përplasen makinat te Universiteti i Sporteve, plagosen katër të rinj

Katër persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor mesditën e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në afërsi të "Universitetit të Sporteve", ku janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin G. K., me mjetin me drejtues shtetasin E. B.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët e mjeteve, shtetasja E. P., 18 vjeçe; D. D., 19 vjeç; G. T., 19 vjeç dhe kembësorja shtetasja A. B., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.