Afera e Incineratorëve, Kryemadhi i dorëzon SPAK materiale shtesë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dorëzon në SPAK materiale të tjera shtesë të cilat provojnë atë që po hetohet si afera e incineratorëve.

Materialet shtesë që i dorëzohen SPAK-ut janë për incineratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit.

Në shkresën dorëzuar SPAK, kryetarja e LSI shkruan se mbetet e hapur për të bashkëpunuar me këtë organ në mënyrë që të kontribuojë për një hetim sa më objektiv të kësaj çështjeje.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar më herët tre padi, të shoqëruara me dokumente për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe Fierit.

Në një postim që ka bërë dje në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruante se nuk ka VKM që miraton miliona euro brenda dite pa 'Ok' e Edi Ramës. 

Afera e Incineratorëve, Kryemadhi i dorëzon SPAK materiale shtesë