Darka e Ramës me diplomatët për fundvit, Manjani: Qeveria ha peshk, populli bar!
Në kuadër të festave të fundvitit, Rama shtroi mbrëmjen e djeshme, 15 dhjetor një darkë me trupin diplomatik në Rozafa Fish City në lokalin e Gjergj Lucës.
Sipas burimeve në darkë ishte e pranishme dhe ambasadorja amerikane bashkë me deputetët e PS.
Ylli Manjani duke ju referuar një raporti, sipas të cilit Shqipëria renditet e fundit në Evropë për të ardhurat për frymë dhe konsum në vitin pandemik me nota ironi bën paralelizmin mes asaj që konsumon qeveria dhe asaj që konsumon populli. Në shkrimin e tij, Manjani shprehet se "Qeveria ha peshk, e populli bar."
"Poooo, hani ju hani!
Ç’ti bëj drejtorit (dmth Lucës) që është zemërmirë!
Po hani, hani ju hani!
U bëftë mirë!
Hani se ky vend jetimore është.
Njerëzia këtu vetëm për të shkruar e fshirë parulla u duhet…
E ç’i duhet të ardhurat e larta për frymë?!
Me aq sa merr del për parulla.
Qeveria ha peshk, populli ha bar!"

