"Akull gjithandej, rrëshqet e thyen kokën" Rrugët e Peshkopisë si pistë patinazhi, bashkia s'merr asnjë masë
Rrugët dhe bulevardi qendror i Peshkopisë ngjajnë si pistë patinazhi pas temperaturave të ultëa që pasuan reshjet e dëborës. Këmbësorët thonë se në orët e mëngjesit lëvizja është e vështirë, ndërsa akuzojnë bashkinë e Dibrës se nuk ka marrë asnjë masë për kriposje apo pastrim.
Reshjet e shiut dhe të dëborës në Dibër i kanë lenë vendin ngricave.
Temperaturat e ulëta kanë krijuar shtresa akulli në Bulevardin kryesor në Peshkopi.
Qytetarët thonë se janë të rrezikuar të ecin edhe në rrugë.
"Akull gjithandej, rrëshqet e thyen kokën."
"Është skandal, asgjë s'është bërë."
Ata hedhin akuza ndaj bashkisë se nuk po bën asgjë edhe pse hedhja e kripës do ta zgjidhte situatën për pak orë.
"Nuk e çan kokën kush, megjithatë mbajmë shpresa."
"Shumë akull ka, nuk e çan kokën njeri."
"Shumë të frikësuar jemi."
Pavarësisht kësaj situate të rrezikshme, duket se bashkia e Peshkopisë ka zgjedhur që punën e saj ta bëjë dielli.









