Fatmir Mediu kërkon të jetë anëtar zëvendësues në Komisionin e Jashtëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2021, 11:26
Grupi parlamentar "Aleanca për Ndryshim", i cili ka në përbërje 7 deputetë dhe drejtohet nga Fatmir Mediu i propozon Kuvendit caktimin e tij si anëtar zëvendësues në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme.
Komisioni Parlamentar për Punët e Jashtme drejtohet nga Mimi Kodheli dhe zëvendës kryetar është Tomor Alizoti.
