Rama ja delegoi Spiropalit, Dule refuzon interpelancën për minoritetin grek: Qeveria s'i ka në axhendë, por BE po
Ka dështuar interpelanca me kryeministrin Edi Rama, e thirrur nga deputeti Vangjel Dule lidhur me mos respektimin e të drejtave të minoriteteve. Për kreun e PBDNJ-së, qeveria shqiptare dhe kryetari i saj nuk e kanë në agjendën e tyre minoritetet dhe të drejtat e tyre, që kanë të bëjnë veçanërisht me çështjen e pronës.
E kishte paraqitur kërkesën për interpelancë në Kuvend me kryeministrin Rama që me datën 9 nëntor.
Ndërsa Kuvendi e futi në rend dite seancën e kësaj të enjteje, Rama ia kishte deleguar përballjen me Vangjel Dulen për politikat e qeverisë dhe garantimin e të drejtave të minoritetit grek ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Dule refuzoi të zhvillojë sot interpelancën dhe kërkoi shtyrjen në një moment tjetër ose paralajmëroi se do të depozitojë sërish kërkesën.
Sipas tij, qëndrimi i sotëm i Kryeministrit tregon se liria e minoriteteve nuk ekziston ne agjenden e prioriteteve të qeverisë që ai drejton.
Dule: Përveç faktit që nuk respektohet afati prej tre javësh për interprelancë sot në mëngjes njoftohet se kryeministri nuk paska dënjuar dhe ja paska deleguar Ministres së Shtetit. Qëndrimi i sotëm i kryeministri Rama dëshmon se për të respektimi i të drejtave të minoriteteve dhe lirive të tyre nuk ekziston në axhendën e prioriteteve të tij mirëpo për fatin tonë të mirë ekziston në axhendën e BE.
Pardje nuk morëm datë për konferencën ndërqeveritare që urojmë ta marrim së shpejti, por patëm konkluzuione të qarta mes tyre dhe ato që kanë të bëjnë me të drejtat e pjesëtarëve të minoriteteve, regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, çështjen e pronave. Me keqardhje kryetare nuk e pranoj zhvillimin e kësaj interpelance, nëse keni mirëkuptim zhvendoseni vetë në një datë të përshtatshme për Kryeministrin.Nëse ju nuk do ta bëni unë do të detyrohem të riparaqes kërkesën por dijeni se ky është qëndrim abuziv, dëshmi e vullneteve negative.
Në përgjigje Nikolla tha se ka edhe precedent të tjerë kur interpelanca është deleguar ndërsa ministrja Spiropali u shpreh se ishte në respekt të kërkesës së tij që sot të merrte pjesë në interpelancën e kërkuar.
Mediet kosovare: Arrestohet Noizy në Kosovë, zbulohet arsyeja
16 Dhjetor, 10:56
Nikolla: Delegimi është brenda rregullores, kemi pasur dhe precedent të tjerë kur është vepruar në të njëjtën mënyrë. Refuzimin tuaj për të bërë këtë interpelancë do ta rishikojmë për të mundësuar interpelancën edhe konform rregullores së Kuvendit.
Spiropali: Ishte në respekt të kërkesës tuaj për të dëgjuar se çfarë qeveria shqiptare, jo vetëm kjo, por të gjitha qeveritë shqiptare kanë bërë për plotësimin e kuadrit ligjor për pakicat kombëtare, ne vendosëm që këtë interepalancë ta mbajmë sot. Thatë disa të pavërteta që qeveria shqiptare nuk e ka prioritet mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare, kur ky vend është një shembull rrezatues për rajonin për respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare. Është ndër të paktat vende që këtë kuadër ligjor e ka plotësuar edhe me 8 vendime të Këshillit të Ministrave, duke u garantuar jo vetëm liritë ekomiko-kulturore por edhe liri të tjera që shqiptarëve në rajon në shumë në vende u mohohen.
Dule: Sapo e provuat drejtësinë e vendimti tim për të mos e zhvilluar këtë interpelancë. Respektimi i të drejtave të minoriteteve në këtë parlament është çështje debati, jo recitimi.
Pas kësaj deklarate në shenjë revolte, Vangjel Dule, vendosi ta bojkonte seancën plenare.


