Protestat në Paris, fermerët ndezin zjarr para Këshillit të Shtetit, 73 të arrestuar

Fermerët në Paris kanë dalë në protesta kundër masave të reja të përcaktimit të distancës dhe zonave për produktet bujqësore.

Ndërkohë media e huaja, bëjnë me dije se 73 persona, që ishin në protestë janë arrestuar.

Protestuesit mësohet se kanë djegur paleta prej druri përpara Këshillit të Shtetit në shenjë pakënaqësie pas vendimit të gjykatës më të lartë administrative të vendit që i kërkon qeverisë që të përcaktojë brenda 6 muajve rregulloren e ndarjes së prodhimeve në bujqësi.

Mediat e huaja shkruajnë se 68 nga 73 të arrestuarit janë dërguar në paraburgim, ndërkohë që protestuesit janë shpërndarë nga policia  e cila ka përdorur gaz lotsjellës.

Qeveria propozoi një dekret në vitin 2019 që përcakton distancën që duhet të kenë produktet bujqësore: 5 m për perimet dhe 10 m për pemët frutore. Por ky dekret u kundërshtua nga fermerët francezë dhe grupet e interesit.