Dhunuan dhe penguan gazetaren që të ushtronte detyrën, nën hetim 2 persona në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2021, 16:39
Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Tiranës pasi kanë dhunuar dhe penguar në ushtrimin e detyrës gazetaren B.D, 24 vjeç.
Blutë bëjnë me dije se filloi hetimi për shtetasit pasi ka dhunuar dhe penguar në ushtrimin e detyrës gazetaren B.D, 24 vjeçe.
Gazetarja kishte shkuar për të filmuar në një objekt ku shtetasi T. N., dhe A. Z., kishin një konflikt pronësie me një person tjetër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
